Google njofton për 1 milion kompjutera të infektuar
Google ka në plan të lajmërojë më shumë se 1 milionë përdorues të internetit se kompjuteri i tyre është i infektuar me një virus që ndërpret kërkimet e tyre në internet. Softueri rremben kërkimet në Google dhe kërkesat e tjera të kërkimit dhe i përcjell në faqet e internetit që paguajnë kriminelët në internet që fshihen pas mashtrimeve për trafikun.
Përdoruesit e Google tani do të përballen me një paralajmërim të verdhë në krye të rezultatit të kërkimit nëse ata janë të prekur, sipas blogut të sigurisë KrebsonSecurity.
Një nga inxhinierët e sigurisë së Google tha se "malware" gjen rrugën e tij në kompjutera nëpërmjet antiviruseve të rremë si "scareware". Viktima që nuk dyshon shkarkon softuerin, i cili më pas përdor një dobësi në Windows për të marrë kontroll në rezultatet e kërkimit.
Kur dikush (me kompjuter të infektuar) hyn në një kërkim, në vend që të shkojë direkt tek Google shkon në serverat e kontrolluar nga piratët e internetit, të cilët modifikojnë dhe ridrejtojnë trafikun.

Posted by Faqja Informative Shqiptare
on 4:03 e paradites. Filed under
Teknologji
.
You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0.
Feel free to leave a response