|

“Hacker” publikojnë 90 mijë adresa email të ushtrisë.

Një grup piratësh informatikë, të cilët besohet të jenë pjesëtar të grupit “AntiSec”, sulmuan një server të ushtrisë dhe arritën të publikonin 90 mijë adresa email dhe “password” të ushtrisë.
Në faqen e tij, Booz Allen një kontraktues mbi sigurinë e rrjeteve qeveritare, deklaron se ofron siguri të lartë dhe të pathyeshme nga sulmet informatike. Por grupi i piratëve informatikë e pati jashtëzakonisht të lehtë të cante sigurin dhe të merrte një sasi të konsiderueshme informacioni të rezervuar.
Me anë të informacioneve të marra, grupi mund të futet në kompjuterë të tjerë qeveritarë dhe të vjedh informacione akoma me te rëndësishme.
Qëllimi kryesor i grupit nuk është të përvetësojë informacionet për fitime ekonomike, por për të shtyrë organizatat dhe kompanitë të marrin masa sigurie më të larta.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 2:09 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response