Iglesias nuk ishte popullar me vajzat
Enrique Iglesias nuk ka qënë popullar me femrat kur ishte një adoleshent. Ylli i popit - i cili ka qënë në një lidhje me ish lojtaren e tenisit Anna Kournikova për gati 10 vite - nuk ka pasur shumë fat me seksin e kundërt kur po rritej, por sapo u bë i famshëm femrat ishin të interesuara të dilnin me të."Isha mbreti i zemërthyerve kur isha adoleshent. Nuk isha kurrë zemërthyesi. Por vite më vonë shumë prej vajzave të cilat më kishin refuzuar u kthyen tek unë ngaqë isha bërë i famshëm. Kjo gjë në fakt është e trishtueshme" tha Iglesias.

