Jehona Sopi drejt Las Vegasit per te kurorezuar martesen
Nuk do të realizojë ceremoni siç e imagjinojnë të gjitha femrat në botë, por dëshiron të kurorëzojë dashurinë e saj diku larg, shumë larg publikut shqiptar. Bëhet fjalë për këngëtaren Jehona Sopi, e cila pas lançimit të klipit “Këtë verë”, së shpejti pritet të udhëtojë drejt Las Vegasit dhe Bora Bora me të dashurin e saj Lavdim Koshutovën, për të kurorëzuar martesën e saj në një mënyrë shumë të veçantë e jo siç praktikohet në zakonet shqiptare. Nuk dihet nëse do të vërë velin e bardhë atje, pasi ishte përfolur se fustani i bardhë do të dizenjohet nga stilisti kosovar Valdrin Sahiti. Meqë Jehona martesën do ta realizojë diku larg, ndoshta kur të kthehet nga pushimet do të realizojë një ceremoni në mesin e familjarëve dhe miqve të ngushtë të saj. Duke folur për klipin e saj, që e ka realizuar në Londër, këngëtarja është shprehur se: “Ka qenë ide imja dhe e ekipit të Entermedia’s për të udhëtuar drejt Londrës si një nga qytetet që të jep më shumë hapësirë pune dhe për gjetjen e lokacioneve siç kërkon kënga e Jehonës, pasi në Kosovë janë harxhuar edhe vendet ku mund të xhirohet. Si pjesë më interesante te klipi është shfaqja ime e veshur me pizhame në rrugët e Londrës, ndërsa ideja për këtë skenë ka qenë e kunatit tim të vogël, i cili ka një shoqe shumë të pasur në Londër, e cila viziton gjithmonë dyqanet e shtrenjta me pizhame, pasi në këtë mënyrë irriton shitëset. Kur klientët janë të veshur shumë elegantë, shërbimi ndaj tyre është shumë i mirë dhe e kundërta ndodh me ata të cilët nuk janë të veshur me klas, pasi dihet që ata nuk blejnë asgjë, por vetëm harxhojnë kohën e tyre”, ka theksuar më tej këngëtarja.

