|

Jennifer Aniston, 1 vit larg Hollywood

Jennifer Aniston do të marrë një vit pushim nga Hollywoodi për “t’u kënaqur”, shkruan revista US Weekly.
Filmi i fundit i Aniston, “Horrible Bosses”, del në kinema këtë vikend, por aktorja nuk do të fillojë të punojë në projekte të tjera në 12 muajt e ardhshëm.
Ish-aktorja e serisë “Friends” ka filluar të paraqitet rregullisht në ekran që nga viti 2009 duke luajtur në filmat “Marley & Me”, “He’s Just Not That Into You” dhe “Just Go With It”.
“Jennifer po merr një vit pushim nga puna për t’u kënaqur me veten”, ka thënë një burim i afërt me aktoren.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:14 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added