|

Jo vetëm bukuria i josh meshkujt

Edhe pse bukuria është përkufizim relativ, është fakt se shumicës së meshkujve iu bie në sy bukuria, gjegjësisht shkëlqimi e femrës. Pse ndodh kështu? Një studim tregon se meshkujt marrin shumë më tepër informata sesa që mendojnë femrat. Femrat mundohen të zbukurohen dhe të qëndrojnë në formë ashtu që të joshin gjininë e kundërt. Gjykuar në bazë të një studimi më të ri, ky veprim i tyre është i mirë, sepse meshkujt joshen nga femrat që e mbajnë veten. Është interesante se meshkujt nuk e shikojnë vetëm bukurinë e femrës, porse analizojnë shumë më thellë dukjen e tyre. Ata mendojnë se femrat që duken bukur kujdesen më shumë për veten dhe për shëndetin e tyre, dhe këtë e konsiderojnë tërheqëse. Femra që kujdeset për veten shfaq vetëbesim, përgjegjësi dhe stabilitet, ndërsa kjo iu pëlqen meshkujve, sepse sipas tyre, femra e këtillë do të kujdesej edhe për ta. Kjo tregon se meshkujt nuk joshen vetëm nga bukuria sipërfaqësore e femrës, por se kanë arsye më të thella.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:55 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added