Kejti Jashari miss Shqipëria 2011
Kejti Jashari është zgjedhur vajza më e bukur e Shqipërisë. Manifestimi u mbajt në Kalanë e Krujës, njoftojnë agjencitë.Kejti Jashari dukej e emocionuar, por shumë e lumtur kur u shpall më bukuroshja në përmasa kombëtare.
Manifestimi përzgjedhjes u zhvillua mbrëmë në Kalanë e Krujës, 35 kilometra larg nga kryeqyteti shqiptar, Tirana.
Kejti Jashari është nxënës dhe ka vetëm 17 vjet.
Ajo do të përfaqësojë vendin në zgjedhjen e bukuroshes botërore, që do të mbahet në Londër, më 6 nëntor.