Kush ka parë TV bardh e zi, i sheh ëndrrat pa ngjyra
Televizori bardh e zi lidhet me gjeneratat e vjetra. Por tani një studim ka zbuluar se pensionistët i kanë shumicën e ëndrrave pa ngjyra.Sipas një studimi të publikuar nga Shoqata e Psikologëve Amerikanë, vetëm një në pesë persona rreth të ’60-ave i sheh ëndrrat me ngjyra. E kundërta ndodh me ata që janë 30 vjeç. 80 përqind e tyre thonë se shohin ëndrra me ngjyra të forta. Shkencëtarët thonë se televizori ka një ndikim të fortë në këtë drejtim.