|

Leopardi plagos 11 persona, më pas vritet

Një leopard, i cili ka ndenjur i lirë për disa orë në Indi, ka arritur të plagosë 11 persona në fshatin Prakash Nagar, në rajonin e Siliguri, ku më pas është vrarë nga banorët me të drejtë mbrojtje. Leopardi ka sulmuar persona të ndryshëm dhe roje të pyjeve, të cilët përpiqeshin për ta qetësuar me injeksione dhe për ta çuar në rezervat natyror të shtetit të Bengalit.
Roja e pyllit, Dharma Dev Rai ka shpjeguar se banorët kanë përdorur thika, gurë dhe shkopinj për tu mbrojtur nga leopardi, që ka plagosur shumë qytetarë, një polic dhe katër roje pyjore para se të goditej me armë zjarri.
Kafsha ngordhi pak orë pasi u qëllua. Leopardët janë kafshë që janë të mbrojtura në Indi, por ndodh shpesh herë që ato të futen nëpër fshatra në kërkim të ushqimit.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 4:01 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added