|

Magjistari britanik ecë mbi lumin Thames (video)

Shumica e magjistarëve janë të aftë për bëma të pabesueshme, por magjistari britanik Dynamo (28), emri i vërtetë i të cilit është Steve Frayne, ka mahnitur Britaninë e Madhe, duke ecur mbi lumin Thames në Londër. Në fund e “kapi” varka policore.
Dëshmitarët e habitur okularë ishin të pranishëm gjatë ndërmarrjes që Dynamo e kreu për shoun e tij të ri televiziv “Magjistari i pamundshëm”.
Siç transmetojnë mediet britanike, në emisionet e ardhshme është paralajmëruar shndërrimi i borës në diamante në malet austriake.
Frayne i ka mësuar këto aftësi nga gjyshi, dhe duke u rritur i ka zhvilluar edhe më shumë, duke i kombinuar me elemente dance e hip hop.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 10:15 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response