|

Marrëdhënia

Pra me një marrëdhënie që është në çift dhe individuale në të njëjtën kohë, një marrëdhënie që nuk e shtyp dhe shkatërron identitetin e çiftit dhe nuk ia merr frymën zhvillimit personal, ku partneri duke të lënë të lirë, shndërrohet edhe në stimuluesin më të mirë. Ndërsa një dramaturge italiane, në një pjesë të saj teatrale, që ka në qendër marrëdhëniet e çiftit në kohët moderne, thotë se tashmë gratë nuk duan më që vetëm t’i marrin pluhurin pianos, por dhe t’i bien asaj. Në një çift të lumtur, apo që është në kërkim të lumturisë, liria e rritjes personale dhe respekti i kërkesave dhe sfidave të tjetrit është hapi më i rëndësishëm drejt suksesit dhe jetëgjatësisë. Kjo sepse të gjithë para se të jenë një çift janë individë me rrugën e tyre personale të evolucionit, që nuk duhet të ndërpritet pse hyhet në një marrëdhënie, përkundrazi duhet të nxitet nga marrëdhënia. Vetë jeta në çift është një rrugëtim i dy personave të ndryshëm, por me qëllim të njëjtë: atë të të përmirësuarit, të të evoluuarit së bashku dhe si individë veç e veç.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 4:26 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added