|

Marrja e tepërt e vitaminave mund t’ju dëmtojë

Marrja e tepërt e vitaminës A mund të shkaktojë dhimbje koke dhe çrregullime në shikim.
Vitamina A gjendet në zarzavate si karota, spinaqi, lakra, speci, brokoli, zarzavatet me ngjyrë të fortë jeshile, tek portokalli, mandarina apo, kajsia. Krahas këtyre mund të gjendet tek vaji i peshkut, veza, qumështi, mëlçia, gjalpi, djathi.
Specialistët thonë se marrja e tepruar e vitaminave shkakton më shumë dëm se dobi. Ashtu siç shkakton sëmundje mosmarrja e vitaminave, edhe marrja e tepërt e tyre mund të jetë shkaktar sëmundjesh. Konsumimi i tepërt i vitaminës A mund të bëhet shkak për nxirjen e lëkurës, shfaqjen e njollave, dhimbjeve të forta të kokës dhe çrregullimeve në shikim.
Bazuar në veçoritë kimike, vitaminat ndahen në dy grupe: vitaminat që shkrihen në ujë dhe ato që shkrihen në yndyrë. Vitaminat B dhe C nuk mund të depozitohen në trup sepse shkrihen në ujë. Prandaj mangësitë shfaqen në grupin e vitaminave që shkrihen në yndyrë.
Nëse vitaminat A, D, E dhe K, të cilat shkrihen në yndyrë, merren më shumë se ç’duhet, atëherë mblidhen në trup dhe kur përdoren në mënyrë të pakontrolluar mund të shkaktojnë hipervitaminozë.
Vitamina e shtuar D mund të shkaktojë një përthithje më të madhe të kalciumit dhe një tepri serioze të tij. Kjo sjell probleme serioze sa i përket shëndetit të zemrës dhe veshkave. Ndërsa vitamina K mund të çojë në probleme që kanë lidhje me mpiksjen e gjakut.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 1:28 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added