Martesa mund të jetë e mirë për zemrën e një mashkulli
Një studim i publikuar në internet në Canadian Medical Assn. Journal zbuloi se burrat e martuar kërkonin për trajtim në kohë, pas simptomave të një sulmi në zemër, më shpesh se personat që janë vetëm.Sipas studimit të 4,400 meshkujve dhe femrave, 75.3 për qind e personave të martuar shkonin në spital brenda 6 orëve nga shenja e parë e dhimbjeve në gjoks. Sipas studiuesve personat e martuar shfaqen më shpejt në spital se sa njerëzit që janë single (beqarë).

