Melo konfirmon largimit nga Juventus
Felipe Melo ka deklaruar se ai është në prag të largimit nga Juventusi për të nënshkruar me një klub të ri.Mesfushori brazilian, i cili ka dështuar të tregojë formë të mirë me Biankonerët, po ashtu ka thënë se ka refuzuar transferimin në Sao Paulo për të fituar një pagë më të madhe në Evropë.
“Nuk jam lënë jashtë ekipit të Juventusit. Thjesht, në një marrëveshje me drejtuesit, ne kemi vendosur se ishte e papërshtatshme që unë të vazhdoj të luajë në Serie A, duke marrë parasysh pagën dhe kontratën e cila skadon në vitin 2014”.
“Kam pranuar oferta nga Evropa të cilat do të rritin në mënyrë të dukshme të ardhurat e mia. Ne po i përfundojmë detajet dhe gjatë disa ditëve në vazhdim gjithçka do të kompletohet”, ka thënë Melo.
Stacion i ardhshëm i 28-vjeçarit është përmendur kampioni i Bundesligës, Borussia Dortmund.