2:31 p.d. | Posted by Faqja Informative Shqiptare

Meshkujt të cilët janë në lidhje të gjata janë më të kënaqur nëse partnerja e tyre i përqafon, përkëdhel dhe në mënyra të tjera tregon kujdes, ka bërë të ditur një studim i ri. Rezultatet e këtij studimi, të bërë nga shkencëtarët e Universitetit në Indianë, janë befasues, pra nuk duhet të ketë paragjykime kur janë në pyetje lidhjet e meshkujve dhe femrave. Shkencëtarët kanë studiuar rreth 1 000 çifte nga Amerika, Brazili, Gjermania, Japonia dhe Spanja, prej të cilëve gjysma kanë qenë në lidhje të gjatë prej 25 vjetësh. Çiftet i kanë plotësuar pyetësorët për të vërtetuar nëse janë dhe sa janë të kënaqur në lidhjet e tyre. Në bazë të rezultateve është zbuluar se meshkujt janë më të kënaqur në lidhje nëse partnerja i përkëdhel dhe i përqafon. Gjithashtu është zbuluar se meshkujt e shëndetshëm janë më të kënaqur në lidhje se ata të cilët kanë probleme shëndetësore. Gjatë lidhjeve të gjata meshkujt janë gjithnjë e më të lumtur në lidhje, derisa femrat seksualisht më të kënaqura, sepse, siç pohojnë shkencëtarët, “nëse femra nuk është e kënaqur me seksin, nuk rri në lidhje”

Posted by Faqja Informative Shqiptare
on 2:31 p.d.. Filed under
lifestyle
.
You can follow any responses to this entry through the
RSS 2.0.
Feel free to leave a response