|

NASA padit astronautin për vjedhje të kamerës nga "Apolo 14"

Agjencia amerikane për hulumtimin e gjithësisë NASA ka paditur ish astronautin Edgar Mitchel për arsye të përvetësimit të një kamere 16-milimetrash, që ka qenë pjesë e pajisjeve në misionin "Apolo 14", transmeton agjencia AP.
Në padinë e dorëzuar dje gjykatës federale në Floridën jugore, thuhet se Mitchell para ca kohësh ka provuar të shesë atë kamerë në një auksion.
NASA pohon se nuk ekzistojnë dëshmi që kamera i është falur Mitchellit dhe kërkon që kjo kamerë t’i kthehet.
Mitchell ishte astronauti i gjashtë që zbriti në Hënë, duke qenë anëtar i misionit "Apolo 14" bashke me astronautin Alan Shepard.

 

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 2:07 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added