|

Nëse dëshironi të humbni në peshë - kujdes nga këto ushqime

Cilat janë ushqimet që më së shumti shtojnë në peshë? Edhe pse një hulumtim e kishte përmendur pataten, do të ishte gabim nëse i largoni nga menyja.
Hulumtuesit nga Universiteti i Harvardit kanë zbuluar se njerëzit të cilët për katër vjet rresht konsumojnë sasi të madhe të patateve do të shtojnë në peshë. Në hulumtimin e lartpërmendur kishin marrë pjesë 100.000 njerëz, të cilët që nga viti 1986 i kishin plotësuar formularët se çfarë kishin konsumuar. Më pas menyja e tyre ishte krahasuar me peshën trupore pas katër vjetëve. Mirëpo, studimi kishte vërtetuar se shtimi në peshë ndërlidhej me patatet e fërguara, mesatarisht 1,5 kg në një afat prej katër vjetësh.
Edhe disa artikuj të tjerë ishin cekur si të rrezikshëm për linjën e trupit - ëmbëlsirat (tortat, krofnet, keksët), ndërsa porosia më e fortë është: "Nëse konsumoni shumë patate të fërguara, më së shumti do të keni probleme me kontrollin e peshës trupore".

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:43 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added