|

Paris Hilton me dashnor të ri

Pas ndarjes me Sai Vejtsin, pronarin e dy klubeve në Las Vegas, Paris Hilton është parë në një takim me Tod Philipsin, regjisor i  filmit "Përgjumja”.
Trashëgimtarja e zinxhirit hotelier "Hilton", Paris, ka një dashnor tjetër me të cilin është parë në klubin  "Beacher's Madhouse".
Sipas fjalëve të atyre që i kanë parë, Paris dhe Tod nuk kanë qenë aspak diskretë, madje ata edhe janë puthur dhe e kanë shikuar shumë gjatë  njëri-tjetrin.
Paris në muajin e shkuar e ka ndërprerë lidhjen e vett 18 mujore me Saj Vejtsin i cili i ka dy klube shumë të njohuar në Las Vegas e me rastin e ndarjes ajo kishte thënë se kanë ruajtur raporte të mira
Saj është djalë i mirë. Me vite jemi miq dhe ky raport nuk do të ndërrojë. Tani unë kam nevojë të jem e vetme dhe të mendoj për çdo gjë. Kam vetëm fjalë të mira për të”, tha Hilton.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:06 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added