|

Pesë fshehtësi të martesave që zgjasin...

Shkencëtarët për një kohë të gjatë i kanë analizuar martesat e çifteve të lumtura për të kuptuar se ku gjendet fshehtësia e suksesit të tyre. Ja disa këshilla: Ndryshojeni orarin e vjetruar Dreka ose darka një herë në javë në restorantin e preferuar nuk do ta ndezë martesën tuaj dhe nuk do të ju mbushë me pasion, pohon Artur Aron, sociolog dhe psikolog në universitetin “Stoni Bruk”. Studimi i tij ka zbuluar se njëri prej faktorëve të rëndësishëm të një martese të suksesshme është sjellja e vazhdueshme e gjërave të reja. Kjo nuk do të thotë se çifti duhet të heqë dorë nga aktivitetet e preferuara të përbashkëta, por rekomandohet kombinimi me disa aktivitete të reja. Vetëm zgjidhni diçka që nuk keni bërë më parë dhe lëshohuni së bashku në përvoja të reja. I/e dashur, si e kalove ditën? Po, tingëllon si klishe, por funksionon. Edhe nëse për një kohë keni harruar ta bëni atë pyetje, mos u tërhiqni, përsëriteni atë. “Ndarja e atyre informatave me partnerin, pa e pasur parasysh se janë të parëndësishme, ndikojnë pozitivisht në lidhje”, pohon Angjela Hiks, nga universiteti “Uestministër”. Studimi i saj ka zbuluar se çiftet, të cilat ndërmjet tyre vetë ndajnë përvoja pozitive, më pas janë më të lumtur.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 4:29 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added