|

Pse të pasurit janë të pakënaqur?

Njerëzit  pasur brengën më të madhe e kanë se mos të tjerët i vlerësojnë se nuk janë mirënjohës, se a  do të arrijnë të plotësojnë shpresat e të tjerëve dhe a do të mund të edukojnë  fëmijët në frymën e duhur.
Rezultatet të këtilla befasuese ka dhënë një hulumtim i emërtuar  “Gëzimi dhe dilemat e të pasurve”,  të udhëhequr nga Kolegji i Bostonit , i sponsoruar nga  fondacioni i Bill dhe Melinda Gates dhe  CWM-a (Calibre Wealth Management).
Rezultatet e hulumtimit të botuara në revistën “The Atlantic” japin një pasqyrë për pasurinë dhe plotësimin e kërkesave jetësore të 160 familjeve, prej të cilave 120 kanë së paku një pasur prej 25 milionë dollarësh.
"Është dëshpëruese të jesh i varfër,  por duket se kënaqësia  që e dëshirojnë njerëzit nuk blihet me para”, ka thënë profesori Dan Ariely  nga Universiteto Duke, kursi është cituar nga ABC News.
Ekspertët thonë se gjërat sikur “Screaming Eagle" (njëra prej verave më të shtrenjta në botë)  të pasurve nuk ua sjellin lumturinë më të madhe, por vetëm dituria dhe aftësia për të menaxhuar me paranë.
“Njëra nga arsyet  pse paraja nuk sjell kënaqësinë e plotë  është ajo se ndoshta nuk shpenzohet në vendin e duhur”, thotë hulumtuesja  Elizabeth Dunn,
Deri  më tani përherë është thënë se të pasurit janë më të lumtur kur paranë e shpenzojnë për njerëzit e tjerë,  thotë hulumtuesi Graema Wood  dhe shton se të pasurit e vërtetë janë të vetëdijshëm se kurrë nuk shuhet etja për kënaqësitë materiale.
“Asnjë jaht nuk është aq super,  asnjë  verë nuk është aq e shtrenjtë që mund ta kënaqë shpirtin e dikujt, ose të garantoj se fëmiu i dikujt nuk do  të rritet në skamje”,konstaton Wood.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 2:19 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added