|

Rikthehet Me Serail Të Tij Charlie Sheen

Katër muaj pasi u pushua nga seriali i njohur, “Two and a Half Men”, aktori amerikan Charlie Sheen do të nisë një serial televiziv me regji të tij. Po ashtu ai do të luajë edhe një rol. Aktori planifikon të kthehet në televizion me serialin që do të titullohet “Anger Managment”, i bazuar në idenë e filmit me të njëjtin titull që është prodhuar në vitin 2003.
Seriali do të jetë prodhim i kompanisë televizive, “Lionsgate Television”, ndërsa do të fillojë të transmetohet në rrjetet kabllore që në muajin e ardhshëm.
Katërdhjetepesëvjeçari Sheen ka thënë të ndihet i lumtur që së shpejti do të fillojë serilain,  idenë e të cilit e ka pasur që moti.
“E zgjodha ‘Anger Managment’, sepse në aspektin regjisorial të ofron një sfidë të madhe, mirëpo edhe në rolin e aktorit të jem një ndjesi që nuk e kam pasur në serialin paraprak”, ka thënë ai

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:53 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added