|

Ritmi i çrregullt i zemrës, i rrezikshëm për gratë

Gratë e moshës së mesme, me rrahje të përshpejtuara të zemrës, janë të ekspozuara ndaj rrezikut të rritur të vdekjes, për shkak të problemeve me fibrilimin atrial (dridhjet atriale) ose ritmin abnormal të zemrës.
Një studim i publikuar në revistën e Shoqatës Mjekësore Amerikane, tregon se si një numër befasues i grave të moshës së mesme, të cilat janë të shëndosha, janë diagnostifikuar me dridhje atriale dhe janë të ekspozuara ndaj rrezikut të vdekjes.
Dridhja atriale ndodh kur impulset elektrike në dy nga katër dhomëzat e zemrës, fillojnë të paraqiten të parregullta dhe në mënyrë kaotike. Kjo gjendje, zakonisht nuk vërehet te femrat e moshës së mesme.
Ky përfundim është nxjerrë bazuar në hulumtimin mbi shëndetin e femrave, të bërë mes viteve 1993 dhe 2010. Shënimet janë mbledhur nga 35.000 femra të lindura rreth vitit 1953.
Asnjëra nga to, nuk ka pasur probleme të mëparshme me zemër. Mirëpo, femrat me dridhje të përhershme atriale kishin dy herë më tepër rrezik nga vdekja se sa të tjerat.
Doktor David Conen nga Spitali Universitar në Bazel të Zvicrës dhe hulumtuesit e tjerë donin të dinin se cilët ishin faktorët e rrezikut për këto femra, sidomos për ato të cilat konsideroheshin të shëndosha, por kanë arritur të zbulojnë se për këtë gjendje fajtorë ishin kolesteroli i rritur dhe tymi i duhanit.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:45 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added