|

Së shpejti, Google+ Games (Lojëra)

Qe disa javë me radhë rrjeti i ri social i Google, Google+ është vetëm në shfrytëzim vetëm përmes ftesave, megjithëse deri tani ka arritur të kap më shumë se 20 milion përdorues. Nuk janë të paktë as përdoruesit nga Kosova.
Tani sipas informacioneve më të fundit Google është duke përgatitur lansimin e shërbimit për lojëra, që sipas të gjitha gjasave do të jetë një prej pikave më të fuqishme dhe më serioze konkurruese kundrejt Facebook.
Google veçse ka vendosur të shtyjë para trendin me zhvilluesit, duke iu kërkuar atyre më pak se 30% pjesë të të hyrave, që është një ofertë serioze konkurruese kundrejt 30% tradicional të vendosur nga Facebook dhe Apple.
Platforma Google+ për zhvilluesit e lojërave do të paraqes një fushë të re për të gjeneruar të hyra. Një prej dallimeve më kryesore që thuhet të jetë mes Facebook dhe Google+ është se lojërat në Google+ do të jetë të “native client”, me fjalë të tjera lojëra do të jenë të shtëpisë Google, do të jenë në serverët e saj dhe jo në atë të zhvilluesve. Kjo mundëson që zhvilluesit të koncentrohen më shumë në zhvillimin e lojës dhe programim, e jo në menaxhim të serverit.
Për të nxehur edhe më shumë gjërat, Google veçse ka investuar mjaft shumë në zhvilluesin kryesor të lojërave për Facebook, Zynga dhe atë një shumë prej më shumë se 100 deri 200 milion dollarë.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 2:23 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added