|

SHBA-të nuk qëndrojnë pas aksionit të Prishtinës

Ambasadorja amerikane në Serbi, Mary Warlick, ka deklaruar se qeveria e Kosovës e ka ndërmarrë vetë aksionin për dërgimin e forcave policore në veri të Kosovës dhe jo në koordinim me komunitetin ndërkombëtar apo SHBA-të.
“Ai vendim është marrë vetëm nga ana e Prishtinës dhe SHBA-të shprehin keqardhje për krejt atë që ka ndodhur në javën e kaluar në Kosovë”, ka thënë Warlick në një intervistë për të përditshmen Press.
Komentet e ambasadores vijnë dy ditë pasi presidenti serb, Boris Tadic, akuzoi ambasadorin amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, se qëndron pas aksionit të Prishtinës.
Siç raporton Radio Evropa e Lirë, Warlick ka thënë se SHBA-të u bëjnë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme, e cila mundëson lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.
Duke folur për rolin e KFOR-it dhe EULEX-it, ajo ka theksuar se që të dy institucionet kanë mandate të fuqishme në Kosovë dhe se synim kanë ofrimin e paqes, stabilitetit dhe sundimin e ligjit.
Ndërsa sa i përket vazhdimit dialogut, Warlick ka deklaruar se edhe më tej mbetet optimiste, përkundër çasteve të vështira të ditëve te fundit.
“Në plan afatgjatë është në interes të Serbisë që të gjejë një modus vivendi për themelimin e raporteve me Kosovën. Nuk shoh që dikush në BE flet se kjo çështje duhet të zgjidhet nesër apo për disa muaj”, është shprehur ajo

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 2:55 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added