|

Shqiponja e bregut te detit

  • U rrite mes halleve
  • që filizë e njomë
  • nënë Milla për ju
  • nënë, edukatore.
  • Në shkollën e fshatit
  • pranë shkëmbit të kuq
  • jehona e luftrave
  • në detin pa fund.
  • Aty ku flitej shqip
  • për Damian e Gjergj
  • aty ku fustanella
  • jetonte e qetë.
  • Shkolla tregtare
  • ishte pika e dytë
  • aty ku ju hodhët
  • rrënjët e poezisë.
  • Tirana mbetet
  • Shtat i poezisë
  • Aty ku jeta
  • Ecte me mundim.
  • Shqetësimi yt
  • Vështrim shqiponje
  • Në Spanjën e largët
  • Gjëmonin avionët.
  • Kuçedra fashiste
  • Kasaphanë kudo
  • Petro luftëtari
  • Në Ebro lufton.
  • Nga lufta në luftë
  • Tërë jetën e shkove
  • Çizmja e kuqe
  • Lindja verbonte.
  • Çfarë nuk u tha
  • Për malin e Çikës
  • Qepallat e saj
  • Prisnin stuhitë.
  • Malit kërkonin
  • Ti hiqnin fuqinë
  • Shqiponjës sytë
  • Detit puhinë.
  • Stuhi mbi stuhi
  • Zgalemi i Jonit
  • Qerpiku s’ju drodh
  • Petro Himarjotit!
  • Shikimin tret larg
  • Cigarja si shok
  • Nikotina e thithur
  • Roman i fortë.
  • Moshura i kuq
  • Çdo gjë e ndalon
  • Po sytë e Petros
  • Diçka kërkojnë…
  • Kërkojnë lirinë
  • Jo në kafaz
  • Liri shqiponje
  • Në breg me valë.
  • Sa ndalet lumi
  • Kur Çikës zbret
  • Aq ndalet Petrua
  • Vigan idesh.
  • Në Dhërmi e Vlorë
  • Ku ëndrrat nisën
  • Pranë detit e ullinjëve
  • Kurrë nuk u fikën…
  • Në Akrokeraun e Vlorë
  • Si ylli Polar qëndron
  • Natë e ditë mediton
  • Mos harroni, gjakun tonë.
  • Jemi shqiptarë,o zot!

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 2:31 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added