|

Si të gjeni dashnore?

Askush nuk e ka lehtë të gjendet në skenën e çifteve. Bota është përplot, në shikim të parë, të rinjësh të përsosur, të cilët kurrsesi nuk mund të gjejnë partnere. Kanë provuar, por nuk ia kanë dalur. Tani ose kanë pushuar të përpjeken apo ngadalë e kuptojnë se nuk e kanë taktikën e mirë.
Gratë janë të komplikuara, vështirë është të lexohen, të kënaqen, ndonjëherë është vështirë t’i mbash, t’i mbash... Ju prezantojmë 5 hapa të lehtë të cilët ndoshta do t’ju ndihmojnë që të “arrini” gruan e ëndrrave tuaja.
Së pari shikoni vetvetën. bëhuni i sinqertë. A jeni ju material për dashnor? A do të ishit dashnore për vetvetën nëqoftëse do tyë ishit femër? Nëqoftëse po, kapërcejeni këtë hap. të gjithë të tjerët le të mendohen mirë dhe le të ndjekin vazhdimin.
A jeni të inkuadruar në botën përreth jush? Duhet të jeni. Duhet të jeni shumë aktiv në rrethinën tuaj, duhet ta
gjeni vetvetën. Asnjë femre nuk i intereson mashkulli i cili jeton jetë të mjerë, pasive. Pse do ta tërhiqnit? Gruaja kërkon mashkullin entuziast, aktiv, interesant.
Femrat kanë interesim për mashkullin i cili ka qëndrim pozitiv për vetvetën. Jeta juaj duhet të ketë kuptim, cak, synim, hobi. Nuk guxoni të jeni bosh dhe i painteresuar. Nëqoftëse jeta juaj është me vlerë dhe nëqoftëse kënaqeni në të, kurrë nuk do të mbeteni pa temë për bisedë.
Higjiena personale. Asnjë femër nuk e duron mashkullin i cili nuk është i pastër dhe i rregullt. Gjithmonë prezantohuni në mënyrën më të mirë. Gjithmonë kini kujdes për flokët, hekurosni këmishën dhe keni kujdes djersët.
Mos u shtirni se jeni dikush tjetër. Mos u shtirni si dikush që jeton në begati nëqoftëse nuk është e vërtetë. Mos gënjeni që keni udhëtuar nëpër botë, nëqoftëse nuk keni udhëtuar. Gjërat e tilla nuk do ta impresionojnë femrën nëqoftëse nuk janë të magjepsura me ju. Në gënjeshtra jo vetëm që do ta humbisni rastin, por edhe kohën. Më shumë do t’i interesonte se a ngriteni për t’ia liruar vendin ndonjë gruaje shtatëzënë në autobus se sa a paguani drekë për gjithë shoqërinë.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 4:19 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added