Telefonat mobilë nuk e shkaktojnë kancerin
Megjithëse Agjencia Ndërkombëtare për Hulumtimin e Kancerit (IARC) kishte marrë një vendim që telefonat mobilë t’i klasifikojë si rrezik të mundshëm për kancer, një studim i botuar në revistën amerikane “American Journal of Epidemiology” tregon se përdorimi i telefonave celularë nuk e përbën apo nuk e shton rrezikun për kancer, e sidomos kancerin në tru.Në këtë studim kishin marrë pjesë hiq më pak se 3 milionë njerëz, të gjithë danezë të rritur, të cilët për më shumë se 11 vjet i përdornin telefonat e tyre mobilë. Megjithëkëtë, shkencëtarët edhe më tutje janë të rezervuar rreth asaj se a përbën apo jo rrezik nga kanceri përdorimi i telefonave mobilë. Për më shumë, sipas ekspertëve, tumoret nuk ishin vërejtur apo zbuluar në anët që përdoren telefonat apo se madhësia e tumorit nuk ka fare të bëjë me përdorimin e telefonave mobilë.
Posted by Faqja Informative Shqiptare
on 4:41 e paradites. Filed under
Shendetsi.
.
You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0.
Feel free to leave a response