|

Trashaluqi hoqi dorë nga modelimi pasi e kërcënuan

Trashaluqi flokëkuq, Roland Bunce (24 vjeçar) nga Belfasti i cili grumbulloi më së shumti vota për zgjedhjen e “Next Model”, hoqi dorë nga gara e mëtutjeshme sepse thotë se po e keqpërdorin dhe kërcënojnë, shkruan The Sun.
“Vetëm të ju informoj se heqë dorë nga gara. Ishte një nder i madh për mua të jem në vendin e parë, por nuk mund më t’i bëjë ballë kërcënimeve dhe keqpërdorimit në emër timin. Jeta ime prej të martës është shndërruar në ferr”, shkroi Roland në Facebook dhe falënderoi të gjithë ata që e mbështetën.
Sa për t'ua përkujtuar, Roland u paraqit për garën e shout televiziv “Next Model” për t’i fituar 2000 funte, xhirimin e një spoti reklamues dhe punë për agjencinë Storm.
Pasi disa përdorues të internetit panë aplikacionin e tij, filluan të votojnë me të madhe për të. Ai grumbulloi 66.000 vota dhe u rendit i pari në mesin e 250 finalistëve. Tash i kishte ardhur koha të paraqitje para jurisë. Për këtë garë kishin aplikuar 5000 veta. Në vendin e dytë mbeti një bionde atraktive me vetëm 89 vota. Studenti i informatikës tërhoqi vëmendjen e adhuruesve në Facebook dhe Twitter.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 1:41 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added