Videoja mashtrim e bombardimit në Oslo, në Facebook
Pas bombardimit dhe të shtënave në Norvegji, është vështirë të besohet se mashtruesit duan të përfitojnë nga një situatë e tillë tragjike. Por kjo po ndodh në Facebook, ku një postim i rremë pretendon të paraqesë një video nga një kamera sigurie në Oslo, që tregon shpërthimin e një makine bombë pranë një ndërtese të qeverisë norvegjeze, në të cilën të paktën 10 vetë u vranë. E vërteta është se nuk ka pasur kamerë sigurie që të ketë filmuar një video të tillë, të paktën me informacionet e deritanishme.
Net Security thotë se ky mashtrim ka infektuar një përdorues për sekondë. Sipas firmës së sigurisë Sophos, duke klikuar në linkun fals viktimat drejtohen në një faqe të rreme që imiton Facebook-un. Atyre u bëhen disa pyetje për një studim dhe pastaj paraqitet një test. Pas kësaj, atyre u kërkohet të japin numrin e telefonit, të cilëve u dërgojnë 4 mesazhe në javë duke marrë 2 dollarë për çdo mesazh.

Posted by Faqja Informative Shqiptare
on 3:32 e paradites. Filed under
Teknologji
.
You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0.
Feel free to leave a response