Zbulohet një trajtim efikas kundër alergjive
Njerëzit që vuajnë nga rinitisi alergjik, inflamacionet kronike të mukozës të shkaktuara nga ndonjë alergjen i caktuar do të mund që së shpejti të kenë një zgjidhje të përhershme dhe efektive për problemet e tyre të syve të ënjtur dhe hundës e cila nuk ndalet së rrjedhuri.Shkencëtarët në Universitetin e Gothenbourgut kanë dëshmuar se si një spërkatës (sprej) për hundë me bazë të pishës me sukses zvogëlon simptomat e alergjive sezonale, sidomos tek fëmijët. Ky studim është hulumtimi shkencor i parë serioz për efikasitetin e mjeteve për hundë me bazë të ekstraktit të pishës, të cilat tashmë një kohë të gjatë shiten nëpër barnatore, por efektet e të cilëve deri më tash kanë qenë kryesisht të pakonfirmuara.Mjekët kanë konkluduar edhe se spërkatësit e tillë nuk kanë asnjë efekt të dëmshëm për shëndetin, që i bën ata veçanërisht të përshtatshëm për fëmijët.
Ilaçe të ngjashme janë përdorur deri më tani të gjithë Evropën, por ky është studimi i parë i cili ka konfirmuar efektivitetin e tyre.
Hulumtimet kanë treguar se spërkatësit me bazë të pishës janë jashtëzakonisht efektivë te më shumë se 53 për qind e fëmijëve nën moshën 18 vjeç, të cilët janë alergjikë ndaj polenit.
Megjithatë, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ky spërkatës është më i efektshëm gjatë ekspozimit të ultë dhe të lartë ndaj grimcave dhe se kombinimi me preparate tjera si pluhuri kundër alergjive e rrit efikasitetin. Rinitisi alergjik prek çdo të pestin banor të Evropës.