Arrihet marrëveshja me KFOR-in
(I plotëduar) - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë të ditur në mbledhjen urgjente të Qeverisë së Kosovës se është arritur marrëveshja për veriun, pas disa takimeve me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler. Ai ka thënë se Qeveria ka arritur pajtimin me KFOR-in për ruajtjen e gjendjes së re të krijuar në pikat 1 dhe 31 që është rezultat i vendimeve të Qeverisë së Kosovës.
Kreu i ekzekutivit të vendit ka thënë se janë pranuar të gjitha pikat e parashtruara nga Qeveria e Kosovës, e që nënkuptojnë zhbllokimin e të gjitha rrugëve që çojnë për tek pika 1 dhe 31, që KFOR-i të jetë përgjegjës për aspektet e sigurisë në këto pika, që në parim këto pika të mbesin të mbyllura për shkaqe sigurie dhe të cilësohen si zona të kufizuara ushtarake, që ndihmat humanitare të lejohen të futen në pikat 1 dhe 31, pasi që të konstatohet nga një organizatat ndërkombëtare e pavarur se atje vërtet ekziston nevoja për ndihma humanitare.
Pika tjetër e kësaj marrëveshje përfshinë masat rigoroze të kontrollit të kufirit dhe ndaljes së kontrabandës dhe qarkullimit me armë, ku çdo person dhe automjet që kalon në pikat 1 dhe 31 do të kontrollohet për armë, përderisa pika tjetër parasheh kontroll për dokument të identifikimit, ndërkaq treni që qarkullon në relacionin Beograd-Mitrovicë dhe anasjelltas do të kontrollohet nga Policia e Kosovës, e ndihmuar nga EULEX-i dhe KFOR-i.
Po ashtu, sipas kësaj marrëveshje, KFOR-i do të ketë operacione kontrolli edhe nëpër rrugët dytësore me qëllim të krijimit të një ambienti të sigurt, ndërsa dedikimet për kishën ortodokse serbe do të lejohen të kalojnë.
“Dua të theksoj se vendimet e Qeverisë së Kosovës të gjitha mbesin në fuqi dhe do të zbatohen deri në fund. Reciprociteti do të zbatohet deri në fund dhe kufiri do të kontrollohet plotësisht. Kjo nënkupton që masat reciproke do të zbatohen dhe kontrabanda është ndalur 100 për qind, do të ketë kontroll nga NATO, KFOR, Policia e Kosovës dhe EULEX-i. Përfundimisht Kosova ka arritur që të vë nën kontroll kufijtë e saj dhe garanci për këtë ka gjithë komunitetin ndërkombëtar, të cilët janë thellësisht të përkushtuar për tërësinë territoriale të Kosovës dhe mbi të gjitha për vendosjen, rendin dhe ligjit në gjithë territorin e Kosovës”, ka thënë kryeministri Thaçi.
Ai e ka quajtur këtë si suksesin më të madh të Republikës së Kosovës që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, por ka thënë se kjo nuk nënkupton që Qeveria e Kosovës do të ndalet me kaq.
“Padyshim që suksesi që shënuam në këto dhjetë ditë me vendosjen e rregullit në kufij, me ndaljen e krimit dhe kontrabandës në kufij, nuk nënkupton që gjithçka ka përfunduar. Ne ende kemi edhe shumë për të bërë, por jemi të vendosur që të lëvizim vetëm përpara. Do të vazhdojmë me funksionalizimin e gjykatave, me shpërbërjen e strukturave kriminale dhe me luftimin e dukurive tjera negative në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. E ritheksoj, për strukturat ilegale nuk do të ketë amnisti, por ballafaqim me ligjin dhe drejtësi”, është shprehur Thaçi.
Realiteti i krijuar pas 25 korrikut, sipas Thaçit, paraqet një fillim të ri për Kosovën, për rajonin dhe angazhimet e komunitetit ndërkombëtar në Kosovës dhe është një bazë e shëndosh mbi të cilin institucionet e Kosovës do të vazhdojnë ta konsolidojnë shtetësinë në tërë territorin.
Ai ka thënë se ky realitet po ashtu qartëson edhe më tepër edhe integrimet evropiane për Kosovën, andaj për këtë ai ka shprehur admirimin për Policinë e Kosovës që me profesionalizëm dhe sakrificë kanë zbatuar vendimet e Qeverisë së Kosovës, por ka falënderuar edhe komunitetin ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë KFOR-in për gatishmërinë e treguar për bashkëpunim gjatë këtyre ditëve.
Kryeministri i vendit ka thënë se edhe spektrin politik i Kosovës që i mbështeti vendimet e Qeverisë së Kosovës tregoi se për integritetin territorial, për sovranitetin dhe për të ardhmen evropiane të Kosovës, të gjithë flasin me një zë.
Me këtë rast, Thaçi u ka bërë thirrje edhe përfaqësuesve të biznesit në Kosovës që të kenë mirëkuptim për këto vendime të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që kjo mos të ndikojë në rritjen e çmimeve të artikujve të ndryshëm.
Lista e hartuar nga qeveria e Kosovës përmban 10 pika:
1. Heqja e bllokadave të rrugëve
2. Në parim mbajtja e gjendjes aktuale në portat kufitare
3. KFOR-i të jetë përgjegjës për portat
4. Në parim portat të jenë të mbyllura për arsye sigurie dhe të jenë zona të kufizuara ushtarake
5. Ndihma humanitare do të lejohet që të hyjë në Kosovë në makina deri në 3.5 tonë, në pika të caktuara kufitare, pas një vlerësimi nga një organ i caktuar dhe i pavarur ndërkombëtar se ekziston nevoja për ndihma humanitare
6. Mallrat për kishën ortodokse serbe do lejohen të kalojnë
7. Çdo person dhe makinë të kontrollohet për armatim
8. Çdo person të kontrollohet për ID
9. Treni Beograd-Prishtinë të kontrollohet nga EULEX dhe Policia e Kosovës, si dhe të ndihmohet nga KFOR-i
10. Pikat e paautorizuara kufitare të mbyllen.