|

Berisha: Shqipëria e gatshme të ndihmojë KFOR-in

Kryeministri Sali Berisha tha të mërkurën se Shqipëria është e gatshme të rrisë kontributin e saj në njësitë e KFOR-it, por jo në zonat më të nxehta të Kosovës. Berisha tha në mbledhjen e qeverisë se situata në veri të Kosovës është tërësisht nën kontroll të autoriteteve kosovare dhe prania e KFOR-it është një faktor madhor paqeje dhe stabiliteti jo vetëm në Kosovë, por dhe në rajon.
Kryeministri Sali Berisha tha të mërkurën se Shqipëria është e gatshme të rrisë kontributin e saj në njësitë e KFOR-it, por jo në zonat më të nxehta të Kosovës.
Berisha tha në mbledhjen e qeverisë se situata në veri të Kosovës është tërësisht nën kontroll të autoriteteve kosovare dhe prania e KFOR-it është një faktor madhor paqeje dhe stabiliteti jo vetëm në Kosovë, por dhe në rajon.
"Ne bëjmë thirrje që këto zhvillime të mos shënojnë një bllokim të procesit të negociatave mes dy vendeve, pasi ky është interesi më i mirë jo vetëm i të dy vendeve, por edhe i gjithë rajonit", tha Berisha duke shtuar se është rasti që Beogradi të faktojë se është shkëputur nga ankthi i ‘Serbisë së Madhe’ e duke përshëndetur njëkohësisht edhe qëndrimin e mbajtur nga presidenti serb Boris Tadiq mbi këto ngjarje, transmeton TCH Aktet në veri të Kosovës, kryeministri Berisha i konsideroi si veprime të një grushti kontrabandistësh, aventurierësh, kriminelësh dhe falangash të “Serbisë së Madhe”, që kërcënojnë rendin kushtetues të një vendi të lirë dhe të pavarur.
Kryeministri Berisha, ditë më parë, shprehu shqetësimin e madh për ato që ai i quajti provokime të rrezikshme të bandave serbe në kufirin verior të
"Mbështesim operacionet e Qeverisë së Kosovës dhe dënojmë aktet kriminale të falangave të serbo-mëdhenjve në kufirin verior. Dënojmë vrasjen e një oficeri të policisë, sulmin e armatosur ndaj njësive të KFOR-it dhe i konsiderojmë këto akte dëshmi se fantazma e ‘Serbisë së Madhe’ paraqet rreziqe për paqen dhe stabilitetin në rajon", ka thënë Berisha.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 2:31 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response