|

Britanikes i ndalohet shopingu

Britanikja Kim Navarra dëshiroi të shpenzonte dhuratën prej 200 dollarëve për të blerë rroba në faqen e internetit të firmës “Abercombie & Fitch”, por derisa po porosiste mallin, atë e dëbuan nga faqja. 
Ajo, e shokuar, kishte pranuar një mesazh elektronik, në të cilin shkruante se më nuk do t’i realizojnë kërkesat e saj. Ata ia sqaruan se mendojnë që i blen rrobat për t’i shitur dhe se kompania ka dashur vetëm të mbrohej prej kësaj. “Natyrisht që nuk i shes rrobat e blera. I veshi vetë”, ka thënë Kim për gazetën “Daily Mail”. Bashkëshorti i saj tha se ndihet i sulmuar pasi e akuzojnë për diç që nuk e ka bërë. Ajo me vite blen rroba nga zinxhiri i veshjeve “Abercombie & Fitch” dhe i vesh gati të gjitha rrobat e tyre. Ajo dhe bashkëshorti për çdo vit shpenzojnë rreth 1000 dollarë te kjo firmë.
Thuhet se firma ua ka hequr ndalesën, duke thënë se e tërë kjo ka qenë pjesë përbërëse e një sistemi që mbron firmën. 

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 4:25 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added