Ka arsye pse njerëzit çmenden gjatë veres
Prej kohësh është vënë re se në verë shtohet agresiviteti dhe numri i krimeve. Shkenca e ka ende të vështirë ta shjegojë faktin e ndikimit të temperaturave të larta tek njeriu. Megjithatë, Ellen Cohn e James Rotton, nga Universiteti i Floridas, kanë bërë një studim për këtë fenomen.
Ata kanë bërë një studim për krimet e kryera në Minneapolis për dy vjet me radhë. Dhe, konkluzionet nuk lënë vend për asnjë dyshim: me rritjen e temperaturave rritet edhe numri i krimeve. Por deri në një pikë, pasi me 27 gradë Celcius, agresiviteti ulet. Kjo ndodh për shkakun se njerëzit përpiqen që t’i evitojnë problemet kur është shumë vapë dhe për më tepër mbyllen në shtëpi.
Por, përse shtohen krimet në verë? Një shpjegim është fakti se shtohet numri i njerëzve nëpër rrugë dhe për pasojë përplasja mes tyre.