Covic: Krizën e shkaktoi Dell
Ish-zëvendëskryeministri serb, Nebojsa Covic, pohon se ideatori i ‘incidentit’ në veri të Kosovës është ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell.
Sipas tij, është e pamundur që askush nga përfaqësuesit ndërkombëtarë të mos ketë ditur në lidhje me aksionin e njësive speciale ROSU.
“Në këtë moment mund të pohoj se ideatori i gjithçkaje që ndodhi është ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, i cili në vend se të garantojë siguri në rajon, ai në fakt e rrezikon atë dhe është një njeri i rrezikshëm për gjithë rajonin”, citon B92 fjalët e Covic.
Covic nuk beson shumë në marrëveshjet të cilat nuk janë në letër, ndërsa serbët nga Kosova i rekomandon që t’u besojnë negociatorëve nga Beogradi