Eliza Dushku merr pasaportën shqiptare nga kryeministri
Eliza Dushku, aktorja e Hollywood-it me origjinë shqiptare zotëron nga sot pasaportën biometrike shqiptare dhe kartën shqiptare të identitetit. Nëntë ditë nga mbërritja në Tiranë, aktorja 31-vjeçare pas dekretimit të nënshtetësisë shqiptare nga Presidenti i Republikës Bamir Topi ka marrë sot në duar edhe pasaportën e vendit të origjinës së etërve të saj, të cilën ia dorëzoi kryeministri Sali Berisha.
Dy dokumentet biometrike shqiptare e bëjnë edhe më kuptimplotë rrugëtimin e Elizës nëpër Shqipëri, me lajtmotiv promovimin e Shqipërisë, bukurive turistike shqiptare dhe vlerave shpirtërore të popullit të saj të origjinës nëpër botë, edhe pse ajo nuk di asnjë fjalë shqip.
Në ceremoninë e zhvilluar në godinën e kryeministrisë, Eliza Dushku u shpreh në anglisht se ndihej tejet e lumtur që tashmë posedon mjetet shqiptare të identifikimit dhe që do të jetë imazhi që promovon vendin e të parëve të saj.
Gjatë nëntë ditëve nga ardhja e saj për herë të dytë në tokën e shqipeve, aktorja hollivudiane ka shëtitur disa nga qytetet kryesore të vendit, duke veçuar Korçën, qytetin e të parëve të saj nga ku edhe nisi dokumentarin për Shqipërinë.
Eliza Dushku e cilësoi mbresëlënës udhëtimin nëpër Shqipëri ku ajo u njoh nga afër me natyrën, historinë, traditat, artin dhe kulturën shqiptare.
Aktorja shqiptare shoqërohej në udhëtimin në Shqipëri por edhe gjatë ndalesës në Prishtinë nga fotografi Fadil Berisha, aktori Blerim Destani, edhe këta të pajisur së fundmi me nënshtetësinë shqiptare dhe dokumentet e identifikimit.