|

Facebook-u i “vjedh” numrat e telefonit nga celulari juaj

Përdoruesit e facebook-ut përballen me një kërcënim të ri të sigurisë. Përderisa e përdorni rrjetin e famshëm social, nëpërmjet aplikacionit për telefon, facebook-u pas sinkronizimit i “merr” të gjitha numrat e telefonit të cilat i keni të ruajtura në celularin tuaj! Ky lajm u përhap në internet me një shpejtësi të madhe dhe nuk duheshte shum kohë që të përhapen edhe spekulimet se lista juaj e kontakteve telefonike mund të arrijë shum lehtë edhe tek të gjithë përdoruesit e tjerë të facebook-ut. Por kjo gjë shumë shpejt u demantua në lajmërimin që e shpalli Wahington Post.
“Zërat sipas të cilave se kontaktet e celularëve tuaj janë të arritshëm për të gjithë përdoruesit që janë në facebook janë të rrejshme. Lista jonë e kontakteve egziston që moti. Numrat telefonike që janë aty shokët tuaj vet i kanë regjistruar ose i kanë sinkronizuar me facebook-un. Njejtë ashtu si edhe tek telefoni juaj, ju jeni të vetmit që mund ti shihni numrat”, u shprehën nga stafi i Facebook-ut.
Por, nëse ende vazhdoni të mërziteni se facebook-u ua vjedh numrat tuaja telefonike dhe ia tregon gjithë botës, atëherë listën e kontakteve mund ta fshini këtu….

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:11 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added