Gjermani: Futbollistëve u lejohet ndërprerja e Ramazanit
Futbollistë të numërt të fesë myslimane, sidomos me prejardhje nga Turqia, evoluojnë në Bundesligën gjermane.
Këshilli qendror i myslimanëve të Gjermanisë i udhëzon futbollistët myslimanë që luajnë në klubet gjermane, sikurse francezi Franck Ribery, ta ndërprejnë agjërimin e Ramazanit me rastin e rifillimit të kampionatit të paraparë për këtë të premte, njofton e përditshmja “Le Matin”.
”Një lojtar profesionist mund t’i rikuperojë ditët e paagjëruara gjatë periudhave kur nuk ka lojë dhe kështu ai menifeston respekt karshi Zotit si dhe muajit të shenjtë të Ramazanit”, ka thënë kryetari i Këshillit në fjalë, Aiman Mazyek.