|

Gruaja e veshur si mashkull grabit bankën

Tentativa e një gruaje për tu dukur si një mashkull ndërsa grabiti një bankë nuk mashtroi njeri. Gruaja kishte të vizatuar një mjekër në fytyrën e saj dhe kishte veshur rroba për meshkuj.
Grabitësja e bankës u largua me një shumë parash të gatshme pasi i tha punonjësve në bankën e Alabamas se ajo kishte një bombë.
Dëshmitarët i thanë policisë se ajo kishte të vizatuar një mjekër kur hyri në bankë.
Gruaja kërkoi para pasi kishte vendosur një pajisje në banak (që gjoja ishte aktivizuesi i bombës) përpara se të largohej me një shumë të pazbuluar të parave të gatshme.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 4:10 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added