|

Haradinaj në betejën e dytë – të fundit?

Gjykata e Hagës, pas një zvarritjeje të gjatë do të fillojë këtë javë gjykimin naj Ramush Haradinjat. Avokati i tij, Michael O′Railly në një prononcim për Express, është shprehur i bindur se Haradinaj do të shpallet i pafajshëm. Ai shpreson se beteja e dytë e liderit të AAK-së me Hagën do të përfundojë në nëntor ose dhjetor.
Koordinatori i ekipit të mbrojtësve të Ramush Haradinajt, Michael O′Railly është i bindur se lideri i AAK-së do të shpallet i pafajshëm dhe rigjykimi do të përfundojë brenda 3-4 muajsh.
“Ramush Haradinaj do te shpallet i pafajshëm”, ka thënë O′Railly, të dielën në një prononcim përmes telefonit.
Edhe partia e Haradinajt beson në pafajësi të liderit të saj.
“Ne besojmë në drejtësi dhe duke besuar në të, jemi të bindur se Ramush Haradinaj do të shpallet i pafajshëm”, ka thënë Besnik Tahiri, anëtar i Kryesisë së AAK-së.
Avokati Michael O′Railly thotë se nuk ka asnjë fakt që implikon Ramush Haradinaj në akuzat për të cilat pretendon Prokuroria e Tribunalit.
“Nuk besoj se ka ndonjë fakt kundër tij, për shkak se të gjitha faktet në gjykimin e parë kanë treguar se nuk ka fakte kundër tij dhe se sjellja e tij gjatë gjithë kohës ka qenë shembullore, jashtëzakonisht e mirë. Nuk ka asnjë fakt të vetëm që ai është sjellë keq lidhur me ndonjë nga incidentet që përmenden në aktakuzë”, ka thënë ai.
Ish-Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për Zonën Operative të Dukagjinit do të rigjykohet sërish në Tribunalin e Hagës.
Seanca e parë e procesit gjyqësor mbahet këtë të enjte. Një ditë më herët, të mërkurën, mbahet e ashtuquajtura konferencë paragjyqësore, në të cilën mund të jepen hollësi për numrin e dëshmitarëve që mund t’i sjellë Prokuroria.
Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarët e tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj do të gjykohen në Hagë për herë të dytë, gjë që nuk ka ndodhur me asnjë rast tjetër në Tribunalin e themeluar nga Kombet e Bashkuara.
Rreth dy vjet e gjysmë pasi ishte shpallur i pafajshëm nga gjitha akuzat për krime lufte, Haradinaj sërish ka udhëtuar vullnetarisht në Hagë, për rigjykim.
Ai ndodhet në qendrën e paraburgimit që nga 21 korriku 2010.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 2:56 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added