|

Inter i gatëshem ta shes Sneijderin

Pak orë pasi Wesley Sneijder nuk përjashtoi largimin nga Interi, The Mirror raporton se klubi i tij aktual është pajtuar me Manchester United për shitjen e tij.
Mbi 30 milionë funte është shuma për të cilën janë marrë vesh klubet për trasnferimin., Tash mbetet që te neogociohet me lojtarin. Raportohet se Inter i ka dhënë leje Sneijderit që të bisedojë me klubin nga Old Trafford, bisedime që do të ndodhin brenda kësaj jave. Agjenti i lojtarit ka fluturuar për në Londër për detajet.
Kërkesat e mëdha për rrogë të Sneijder, dhe taksat më të lartë në Angli janë përmendur si probleme për kryerjen e këtij transferimi, por reklamat për imazh dhe të ngjashme presin të ndihmojnë. Nëse realizohet, ky pritet të jetë transferi më i rëndësishëm i kësaj vere në futbollin evropian.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:28 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response