|

Ja përse ndiheni të fryrë

Disa produkte ushqimore mund të shkaktojnë fryrje në stomak dhe dhimbje barku. E mira është të qëndroni larg këtyre produkteve, nëse nuk e keni nga ndonjë sëmundje tjetër serioze.
Shkaqet e fryrjes  mund të jenë të lidhura me thithjen e ajrit gjatë ngrënies, mospërtypjen në mënyrën e duhur të ushqimeve, konsumimin e pijeve me karbonat , përtypjen e çamçakëzit, stresin dhe sistemin nervor. Këshillohet qëndrimi larg këtyre produkteve për të parandaluar shqetësimin në stomak dhe zorrë.
Shqetësimi në bark mund të jetë shenjë edhe i ndonjë problemi të zorrëve. Diagnostikimi i këtij problemi është shumë i rëndësishëm. Por, përsëri mund të jetë dhe çështje ndjeshmërie. Ja produktet që shkaktojnë fryrje :
-    Brokoli
-    Fasulja
-    Lakra
-    Pijet me karbonat
-    Lulelakra
-    Çamçakëzi

Shqetësimet e stomakut zhduken plotësisht gjatë orëve të mëngjesit. Por, me kalimin e kohës dhe konsumimin e vakteve shtohet edhe shqetësimi. Në rastet e dhimbjeve akute këshillohet shtrirja.
Dhe, dhimbjet nga gazrat mund të futen në grupin e shqetësimeve te stomakut. Produktet që përmbajnë laktozë, si qumështi dhe produktet e tij, zarzavatet e shënuara më sipër, misri, patatja dhe ushqime tjera të pasura me drithëra, mund të bëhen shkak të krijimin e gazrave.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 4:12 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added