Koha e luftërave në Ballkan ka kaluar
Pas bojkotit të mallrave kosovare dhe pas anulimit të rundit të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit Qeveria e Kosovës është detyruar që të vendosë masën e reciprocitetit ndaj mallrave serbe, tha ministri i jashtem Enver Hoxhaj, në një intervistë dhënë gazetës kroate “Vecernji”
“Me ndërhyrjen e policisë ne kemi dashur që të sigurohemi që vendimi i Qeverisë të zbatohet në gjithë Kosovën”, është shprehur Hoxhaj. I pyetur se a mund të nxisë luftë kjo situatë e krijuar në Kosovë, Hoxhaj është përgjigjur se koha e luftërave në Ballkan ka kaluar. Kurse mundësitë që situata të kthehet si më parë, nuk ekzistojnë ka bërë të qartë Hoxhaj.