|

Kush janë me besnik, meshkujt apo femrat ?

Hulumtimi më i ri i ekspertëve amerikanë, në të cilin kishin marrë pjesë 70.000 persona, ka treguar se një numër i madh i meshkujve, madje 48% e tyre, do ta braktisnin gruan e tyre nëse do të shtonte në peshë. Për dallim prej tyre, vetëm 20% e femrave do t’ia bënin të njëjtën partnerit.
Anketa ka treguar se më shumë se një e treta e meshkujve mendojnë se femrat pasi t’i mbushin të 40-at nuk janë më tërheqëse, derisa një e katërta e tyre mendojnë se kjo ndodh pasi t’i mbushin të 50-at. Pothuajse të njëjtin mendim e kanë edhe femrat për meshkujt, me një dallim prej – 23% e femrave, që mendojnë se meshkujt, pa marrë parasysh moshën, kurrë nuk e humbin të qenit tërheqës.
Njëkohësisht, 42% e meshkujve gruan e cila ka fjetur me më shumë se 10 meshkuj e konsiderojnë si të pavlerë. Të njëjtin mendim e kanë edhe femrat për meshkuj, por shifra e tyre rritet në 20. Është interesante se 18% e meshkujve fjalën ‘të dua’ e kishin thënë vetëm sa për të pasur marrëdhënie seksuale.
Përveç kësaj, dy të tretat e meshkujve e pranojnë se kishin fantazi seksuale për shoqet e partneres së tij.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 4:05 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response