|

Mini-helikopteri i policisë, "arma e fundit" kundër krimit

Kjo është arma e fundit në luftën kundër krimit - një helikopter i vogël i cili kontrollohet me një telekomandë që gjithashtu mund të gjuajë edhe granata.
"Shadowhawk UAV", mund të ketë një peshë dhe gjatësi të vogël, por ai po përdoret për të ndjekur piratët, dhe për zbatimin e ligjit në rrugët e SHBA-së. Ky helikopter, i cili ka një shpejtësi maksimale prej 70 mph (milje për orë), mund të ndjekë të dyshuarit dhe të patrullojë rrugët ku helikopterët tradicionalë të policisë nuk munden.
Koha e tij e fluturimit është 2-2.5 orë, ka aftësi të regjistrojë pamje falë një kamere të instaluar në të dhe t′i transmetojë ato në kohë reale. Industria e Mbrojtjes Vanguard harxhoi 3 vite për të krijuar Shadowhawk UAV, i cili është i disponueshëm në pesë modele të ndryshme.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:43 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added