|

Një grua i ka dëbuar prindërit që ti ruajë qentë

Një grua nga Shën Petersburgu është barikaduar në banesën e saj kur përmbaruesit e gjykatës kanë arrdhur që tja marin 11 qentë dhe tja kthejnë prindërit, pas humbjes së rastit gjyqësor për ti mbajtur qentë, ndërsa prindërit ti dëbojë.
Gruaja në sulm histerik ka filluar kundër përmbaruesve të gjykatës të hedh gjëra prej qelqi dhe gaz lotsjellës. Ajo më parë i ka debuar nga banesa prindërit e saj 70 vjecar, sepse nuk ka pasur vend për qentë e saj. Përmbaruesve gjyqësorë u është dashur më shumë se një vit për ta zgjidhur rastin.
“Gjykatësi vendosi se gruaja duheshte të përshëndetet nga qentë e saj dhe ti lejojë prindërit të kthehen në banesën e tyre të përbashkët”, thuhet në deklaratën e përmbaruesve gjyqësorë.
Përmbaruesit kishin gjetur strehim për qentë dhe pastaj e kishin informuar gruan se kur do të vin që të ja marin, ndërsa ajo u ka thënë se: “ka një surprizë për ta”.
Përmbaruesve iu është dashur më shumë se tre orë për të hyrë mbrenda në banesë. Rezistencë kanë shfaqur edhe qentë saqë një nga ata e ka kafshuar një nga punonjësit.
Gruaja është dërguar në gjykatë, ndërsa qenve iu është dhënë injeksion për gjum, ndërsa prindërit janë kthyer në banesë.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:58 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response