|

Për Serbinë nuk ka BE , nëse veriu nuk është nën kontrollin e Prishtinës

Përfaqësues të BE-së dhe SHBA-ve gjatë bisedimeve joformale kanë kërkuar nga zyrtarët serbë që veriun e Kosovës ta lënë nën kontroll të autoriteteve në Prishtinë, në mënyrë që të vazhdojë eurointegrimi, mëson Blic.
Plotësimi i planit aksional dhe obligimeve ndaj Tribunalit të Hagës do t’i sigurojë Serbisë vetëm kandidaturën për anëtarësim në bashkimin Evropian, mirëpo shanset për marrjen e datës për fillimin e negociatave janë më të vogla se kurrë më parë.
“Nga Beogradi kërkohet jo vetëm dialog për çështjet teknike me negociatorët kosovarë, por edhe që Serbia të bëjë hapa konkretë, të cilët do të mundësojnë integrimin e plotë të veriut dhe pjesëve tjera të Kosovës. Kreatori i kësaj politike është Robert Cooper, ndërmjetësi i bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës. Këtë nuk do ta thotë publikisht asnjë nga zyrtarët e BE-së, por në bisedimet joformale, kjo kërkohet nga Serbia”, ka thënë një burim i Blic. /Telegrafi/

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 2:52 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response