|

Shalqiri dhe pjeshka, ja sëmundjet që largojnë

Konsumi i frutave verore, sidomos e shalqirit dhe pjeshkës, duhet të bëhet edhe për shkak të vlerave ushqyese dhe kuruese që ato kanë.
Në studimet e fundit është vertetuar se për shalqirin, është një ndër frutat që ka përqindjen më të lartë të ujit, 93 për qind të . I konsideruar si një ndër frutat më të freskëta shton arsyet e konsumit më shumë gjatë kësaj vere të ngrohtë. Po kështu jo më pak arsye ka edhe pjeshka, një frutë që përveçse furnizon trupin me energji, ndihmon organizmin në tretjen e ushqimeve.
Shalqiri
Nga të gjitha frutat, shalqiri e ka përqindjen më të lartë të ujit, 93 për qind dhe një vlerë të ulët të energjisë, vetëm 20 kalori për njëqind gramë. Për shumë njerëz shalqiri është një freskues ideal veror. Studimet e fundit tregojnë se ky fryt i shijshëm mund të jetë edhe një mjet i rëndësishëm për uljen e presionit të gjakut.
Mineralet dhe presioni i gjakut
Nëse keni tension të lartë të gjakut, mjekët së pari do t’ju këshillojnë të zvogëloni konsumimin e kripës. Sipas revistës “Journal of Medical Association”, konsumimi i zvogëluar i natriumit ka një efekt të kufizuar në uljen e shtypjes së lartë të gjakut dhe një efekt minimal te njerëzit me shtypje normale të gjakut. Megjithatë, hulumtimet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zbulojnë se konsumimi i matur i natriumit të kombinuar me konsumim të shtuar të kaliumit, kalciumit dhe magneziumit, minerale që gjenden në fruta, perime dhe produkte më pak të yndyrshme të qumështit, i shërben zvogëlimit të shtypjes së lartë të gjakut më shumë se vetëm kufizimi i konsumimit të natriumit. Këto katër minerale: natriumi, kaliumi, kalciumi dhe magneziumi ndihmojnë në rregullimin e shtypjes së gjakut. Hulumtuesit nga Universiteti USDA në Nevadë dhe Oklahoma, kanë bërë një hulumtim në të cilin të anketuarve u është rritur niveli i argininës për 22 për qind, pasi kishin pirë lëng shalqiri për tri javë në secilën shujtë.
Arginina është një substancë e nevojshme për të prodhuar monoksid të natriumit, i cili ndikon në zvogëlimin e koagulimit të gjakut dhe mbron nga infarkti. Studimi ka përfshirë 23 vullnetarë, të cilët çdo ditë kanë pirë 1560 gramë lëng nga shalqiri.
Përfitimet shtesë
Vetë emri i këtij fruti në anglisht (watermelon) tregon se nga çka është i përbërë. Nga të gjitha llojet e frutave, shalqiri ka më së shumti përqindje të ujit, 93 për qind dhe vlerë të ultë energjetike, vetëm 20 kalori për 100 gramë. Shalqiri është një diuretik i shkëlqyeshëm, sepse stimulon aktivitetin e veshkave dhe rrit prodhimin e urinës që lehtëson zhdukjen e toksinave. Yndyra pothuajse nuk ka fare, por janë të pasura me karrotenoide dhe likopene.
Pjeshka
Pjeshka simboli i jetëgjatësisë dhe pavdekësisë në Kinë, ka origjinën e vet në këtë vend ku është kultivuar për më shumë se 5000 vjet. Ky frutë i ëmbël është freskues, me pak kalori dhe i shëndetshëm. Ai është i përbërë nga 90% ujë dhe mineraleve të ndryshme ndër të cilat më i bollshëm është kaliumi dhe më pas, natriumi, hekuri, kalciumi dhe fosfori.
Konsumi
Të hash një pjeshkë në ditë nënkupton furnizimin e trupit me rreth 15% të kërkesave të përditshme të vitaminës C, e rëndësishme për mbrojtjen nga infeksionet e ndryshme, thelbësore për fortifikimin e eshtrave dhe absorbimin e hekurit në gjak. Përveç kësaj, një marrje e duhur e vitaminës C zvogëlon rrezikun e kancerit së paku 70%. Një element tjetër i rëndësishëm është betakarrotene, e cila stimulon melaninën që favorizon nxirjen dhe ndihmon lëkurën të qëndrojë elastike dhe e re. Jo rastësisht pjeshka përdoret gjerësisht në prodhimin e kremrave kozmetike dhe maskave të fytyrës. Ndër të tjera pjeshka ka dhe vlera antioksiduese.
Elementët
Ajo pasuron organizmin me minerale, stimulon lëngjet e stomakut dhe rregullon tensionin e gjakut për shkak të përmbajtjes së kaliumit dhe manganit. Ajo plotëson organizmin me mineralet e humbura nga djersa. Pjeshka është e përsosur si një vakt i lehtë pas mëngjesit, pa shtuar sheqer, tretet lehtë dhe prandaj është e përshtatshme për ata që kanë probleme me tretjen. Këshillohet të hahet larg vakteve, pasi “përzierja” e qumështit dhe karbohidrateve mund t’i shkaktojë parehati zorrëve. Së fundi, duhet të jeni të vetëdijshëm se nuk duhet të pini shumë ujë pas ngrënies së këtij fruti, sepse rrezikoni acidin cianidrik që ndodhet në pjeshkë.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 2:37 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response