Shqiptarët e famshëm të Hollivudit
Cilët janë artistët me origjinë shqiptare që sot numërojnë miliona dhe mijëra fansa falë punës së tyre në Hollivud?
Origjina shqiptare, herë nga Shqipëria, herë nga fshatrat arbëreshe të 5 personazheve VIP në SHBA
Kristi Pinderi
John e James Belushi, Eliza Dushku apo personazhe të tjera të artit, kulturës, spektaklit e madje dhe të politikës në Shba si senatori DioGuardi, dihet tashmë se janë shqiptarë. Por përpos tyre, në Hollivud ka dhe shumë emra të tjerë që ne shqiptarët mund t’i kemi parë e ndjekur në jetën dhe karrierën e tyre, por që asnjëherë nuk na ka shkuar në mendje, se në të vërtetë, edhe ata janë shqiptarë!
Rita Wilson, gruaja e Tom Hanks, nga Sotiraj e Gjirokastrës!
Rita Wilson është një aktore e njohur amerikane, e cila që nga viti 1988 është e martuar me Tom Hanks, me të cilin kanë patur dy fëmijë.
Kur Rita lindi në vitin 1956 në Kaliforni, për shkak të statistikave, shteti ishte i detyruar të shënonte në çertifikatën e saj të lindjes të gjitha të dhënat, e për pasojë, nga ajo çertifikatë lindjeje kemi sot dhe provat që një pjesë e origjinës e Ritës, mund të jetë shqiptare.
Emri i lindjes së saj, është Margarita Ibrahimoff. Eshtë shumë interesante të konstatohet rrënja muslimane “Ibrahim” në mbiemrin e saj. Sipas të dhënave zyrtare nga Kalifornia, i ati i Ritës me origjinë bullgare kishte lindur në Greqi dhe para se të emigronte në SHBA kishte jetuar edhe në Greqi, edhe në Turqi. Ndërsa e ëma e saj me emrin Doruntina (dhe këtu vjen pjesa kryesore), kishte lindur në fshatin Sotiraj, një fshat kryesisht me etni greke, por në kufijtë e Shqipërisë, më konkretisht në qarkun e Gjirokastrës. Nga Ibrahimof, ata e ndërruan mbiemrin e tyre në Wilson, për shkak se ashtu quhej rruga ku jetuan në Kaliforni.
Karriera personale e Ritës ka qenë e fokusuar kryesisht në role të rëndësishme nëpër seriale. Ka interpretuar kështu në “Broadway” deri në vitin 2006 kur u realizua “Chicago”. Përveçse në seriale televizivë (për të cilën njihet më shumë), bashkëshortja me origjinë shqiptare, apo ballkanike, të paktën, e Tom Hanks ka interpretuar edhe në filmat “Volunteers”, “Teen Witch”, “The Bonfire of the Vanities”, “Barbarians at the Gate”, “Mixed Nuts”, “Sleepless in Seattle”, “Now and Then”, “That Thing You Do!”, “Jingle All the Way”, “Runaway Bride”, “Invisible Child”, “The Story of Us”, dhe “Raise Your Voice”.
Një shqiptar në filmat e Jean Claude Van Dame
Peter Malota, apo më saktë Pjetër Malota Lulgjuraj është një personazh që shqiptarët, dhe e gjithë bota aziatike dhe e Lindjes, e njeh shumë mirë në rolet që ai ka patur në të paktën 5 filma përkrah aktorit të njohur belg Jean Claude Van Damme!
Pjetri, ka lindur në Malësinë e Madhe dhe kur emigroi në SHBA, ai kishte një fizik aq të fortë sa menjëherë i hyri arteve marciale. E përmes kësaj përvoje (sot, përveçse aktor është edhe mësues i arteve marciale), u njoh me Jean Claude Van Damme me të cilin interpretoi disa herë, në filma që ne shqiptarët, në fakt, i kemi parë dhe stërparë me dhjetëra herë…
Masiela Lusha, një kuçovare në mes të Hollivudit…
Masiela Lusha, është një shqiptare që ka lindur dhe është rritur në qytetin e Kuçovës, derisa emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo u bë e njohur ndërkombëtarisht, në vitin 2009 përmes rolit të Sharon, në filmin aksion dhe horror: Blood, the Last Vampire… Masiela u vendos në SHBA në vitin 1993 pasi kishte studiuar për balet në Vjenë. Interpretoi gjatë viteve 2000 në filmat: “Muertas”, “Katie Malone”, “Ballad of Broken Angels”, “Summoning”, “A Father’s Love”, si dhe në “Koha e Kometës”, filmi i bazuar te Kadare që është shfaqur dhe në kinematë shqiptare, përkrah Blerim Destanit. Masiela, përveçse aktore është e njohur edhe si shkrimtare, pasi ka botuar në anglisht dhe në shqip disa vëllime. Mbahet në Hollivud si një rast i jashtëzakonshëm sesi një person mund të zotërojë aq mirë gjuhën angleze, duke ditur që ajo gjuhë ka qenë gjuha e pestë që ajo ka mësuar, pas gjuhës së nënës, që është shqipja… Po ta shikoni nëpër emisione apo spektakle të ndryshme sot, do zbuloni se më mirë flet gjuhën angleze, se atë shqipe!
Një “Pippo Baudo” shqiptar në Hollivud
Regis Philbin, i cili ka lindur në vitin 1930, është një prej prezantuesve të “talk-show”-ve më të njohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përveçse prezantues, ai është edhe aktor edhe këngëtar. Arsyeja pse ai bën pjesë në këtë listë të disa prej shqiptarëve të suksesshëm në Hollivud, është fakti se asnjëherë nuk e ka mohuar origjinën e tij arbëreshe nga një fshat në Italinë e Jugut. “Mësova se je me origjinë shqiptare, ashtu si edhe unë”, i tha njehërë ai Eliza Dushkut pasi e kishte ftuar në emisionin e tij të përjavshëm në një nga rrjetet kombëtare televizive në SHBA. Emisioni i tij titullohet “Live” dhe Philbin ka njoftuar se do të largohet zyrtarisht nga ky emision, në nëntor të këtij viti.
Miss SHBA e vitit 1977, sot aktore, nga Shqipëria!
Lynn Hering, ishte Miss SHBA në vitin 1977. Prej atij viti, ajo ishte pjesë e disa prej serialeve televizivë më të suksseshëm në SHBA, si “Days of our lives”, “General Hospital”, etj. Asnjëherë nuk është bërë i ditur ndonjë dokument zyrtar që ta lidhë origjinën e saj me Shqipërinë, por në të gjitha faqet në internet apo në të gjitha biografitë që janë publikuar për të, përmendet gjithmonë fakti që e ka origjinën nga Shqipëria…
Të pasur, të famshëm dhe shqiptarë
Nga Kristi Pinderi
Kur Robert De Niro u keqkuptua gjatë një interviste në Sanremo, në lidhje me origjinën e tij, shumë shqiptarë menduan vërtet se ai duhet të jetë se s’bën shqiptar. De Niro tha konkretisht se e ka origjinën e përzjerë ashtu siç, në fakt, janë dhe vetë italianët, e në këtë moment për ta përforcuar këtë ide tha: si për shembull italo-shqiptarët. Por jo se pohoi konkretisht që ai vetë është italo-shqiptar. Megjithatë, ne ndjemë një krenari, krejt të justifikuar kur për pak ditë menduam se aktori i madh ishte shqiptar. Pse?
Sepse në një kohë kur shqiptarët janë ende duke kërkuar mënyra të sukseshme për të ndërtuar një jetë të sigurt në vendin e tyre, varfëria, mungesa e shpresës, allishverishet e njëpasnjëshme, gati gati akrobacirat që u duhet atyre të bëjnë në jetën e përditshme, e kanë mundur dinjitetin, respektin për vendin e origjinën dhe krenarinë.
Pamundësia për të qenë “normalë” në mes të Europës, me siguri na e kanë ulur kokën, për të cilën për vite e vite të tëra na kanë mësuar ta mbajmë lart.
Kështuqë, në mënyrë fare gjenuine, secili prej nesh projekton krenarinë e munguar në figura të njohura botërisht, në art, kulturë, politikë, filozofi apo histori. Kur këto figura, qëllon krejt rastësisht të jenë shqiptarë, atëherë një vend i vogël natyrshëm ndihet mirë.
Në fund të fundit, mund të krenohemi edhe me aktorë, edhe me balerinë, edhe me prezantues, mjaft që të jenë të pasur, të famshëm edhe shqiptarë. S’ka rëndësi nëse asnjëri prej tyre as që e ka idenë se nga bie Shqipëria, vendi i origjinës…