Shtëpia e Katharine Hepburnit shitet për 28 milionë dollarë
Shtëpia që dikur i takonte aktores Katharine Hepburn, në Old Saybrook të Connecticutit shitet për 28 milionë dollarë. Vila e aktores me nam ka tre kate, pesëmbëdhjetë dhoma, gjashtë banja dhe dy garazhe. Po ashtu ajo ka edhe një plazh privat. Blerësit potencialë që i kanë xhepat më të cekët, mund ta blejnë vetëm shtëpinë e bashkë me truallin kushton 18 milionë dollarë. E nëse paguhen 28 milionë, blerësi bëhet pronar edhe i dy trojeve në fqinjësi që dyfishon hapësirën në dispozicion. Hepburn, e cila vdiq më vitin 2003, ka kaluar vitet e fundit të jetës së saj pikërisht në këtë vilë, e cila është ndërtuar në vitin 1939, pasi që shtëpia e saj familjare u shkatërrua nga uragani në vitin 1938. Katharine Hapburn ka qenë fituese e katërfishtë e çmimit “Oscar”.
